Edi Rama reagon ndaj akuzave, kritika socialistëve: Mos punësoni kushërinjtë

Pas akuzave nepotike për emërime në administratë, të artikuluara edhe nga përfaqësues të mazhorancës, kryeministri Edi Rama praku për herë të parë temën e nxehtë të punësimeve duke folur me tone të ashpra për atë që ai e cilësoi si favorizim të padrejtë brenda familjes.Në fjalën e mbajtur përpara socialistëve fierakë, në kuadër të turit “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”, shefi i qeverisë ka kërkuar që PS të punojë për qytetarët dhe jo për interesat vetiake.Edi Rama: Për të siguruar që përfaqësuesite e PS në qeveri, në parlament, në këshillat bashkiakë kudo ku janë të përfaqësojnë PS dhe jo interesat e tyre, të përfaqësojnë familjen e madhe të socialistëve dhe progresistëve dhe jo familjen e tyre, të përfaqësojnë të gjithë ata që i kanë zgjedhur, jo kushërinjtë e tyre. E di që ka akoma nga ata që vazhdojnë xhaxha, prandaj të kam thirrur ty këtu, që të më ndihmosh.Kryeministri Rama tha se vlerat ku duhet të bazohen punësimet duhet të mbështeten tek meritokracia.Edi Rama: Është e rëndësishme që PS të jetë vendi ku janë të përfaqësuar të gjithë dhe nuk mund të jetë vendi ku debati kryesor të jetë kush hyri në punë, kush ska hyrë në punë. Unë faktikisht jam shumë i inkurajuar nga përgjigja e shumë të rinjve, janë të gatshëm të jenë pjesë e organizatave dhe kësaj përpjekje. Shpesh herë e kanë të pamundur se u mbyllet dera.Ndërsa për qytetarët fierake, kryeministri Rama rrezervoi këtë kritikë:Edi Rama: Dhe të ketë organizata të tëra në fshat, pa asnjë grua. Unë habiten, mblidheni të gjithë bashkë dhe ska një grua, një vajzë, si nuk mërizteni me njëri-tjetrin.Më herë kryeministri Rama ishte në Roskovec ku lajmëroi pagesë zero për procedurat e topografisë dhe gjithë hallkave të tjera përmes së cilave kalojnë 99% e fermerëve për të përfituar titujt e pronësisë.Edi Rama: Mos jetë më historia që duhet të shkosh ti vetë si fermer, të gjesh topografin të masësh tokën, pastaj të trokasësh derë më derë, pastaj të kërkojnë qiqra në hell dhe para këtu e para aty, por të gjithë këtë proces ne ta bëjmë sio legalizimin, falas.Një tjetër thjeshtëzim të procedurave kryeministri Rama e paralajmëroi edhe në hipoteka, ku procesi i hartografisë do të kalojë nga Hipoteka, tek Aluzini.