Sulme terroriste në Shqipëri, Qato: Nuk kemi informacione konkrete

Ditët e fundit policia ka shtuar masat e sigurisë ndaj rrezikut që vijnë nga terrorizmi, pas sulmeve të ndodhura në Francë një javë më parë. Efektivë të aramtosur, autoblindë qëndrojnë 24 orë në pikat hyrëse dhe dalëse të qyteteve në qëndrat tregtare dhe pranë institucioneve publike.Zv/drejtori i Policisë së Shtetit Altin Qato tha se vendi nuk mund të jetë imun ndaj sulmeve terroriste.Qato: Policia ka bërë një përforcim masash kryesisht në ambientet publike që ka më shumë risk të shtuar, pasi dihet se vendi ynë është në aleancë me të gjitha vendet e tjera të BE dhe SHBA në luftën kundër terrorit, kështu që dhe risku nuk shmanget, por jo se ka tani realisht ndonjë informacion konkret.Policia e Shtetit ka angazhuar efektivë nga të gjithë sektorët  të cilët janë të pozicionuar edhe në ndërtesat e larta për një perimetër më të gjerë të sigurisë. Zoti Qato tha se ende nuk ka një afat se kur do të përfundojë ky plan masash.Qato: Policia bën vazhdimisht një analizë të riskut, jo vetëm për këtë situatë por në vazhdimësi bën një analizë të riskut dhe forcimi i masave është në funksion të kësaj analize. Si do rezultojnë informacionet dhe analiza jonë atëhere edhe masat shtohen ose pakësohen ose kalojnë në normalitet.Në gatishmëri në vend janë mbi 10 mijë efektivë policie. Sipas policisë, masa të forta sigurie do të merren në cdo rast evenimenti ku pjesëmarrja është e gjerë.altin qato/Oranews.tv/