Parkingjet me pagesë, këshilltarët e PD: Vendimi i pastudiuar dhe pa logjikë
Vendimi për parkimet publike me pagesë është i pastudiuar dhe pa një logjikë ekonomike mbi zonat se kush duhet të paguajë më shumë. Ky ka qënë qëndrimi i këshilltarve të djathtë në këshillin bashkik, të cilët mbështetët shqetësimet e qytetarve në njësinë bashkikë numer 8.Banorët e njësisë bashkike numer 8 të mbështetur dhe nga këshilltarët e djathtë, kanë kundërshtuar vëndimin e bashkisë së Tiranës për parkingjet publike me pagesë.Sipas tyre projkti është i pastudiuar, pasi sic thanë atë zonat e varfra paguajnë më shumë se ato të pasura. Këtë argumente mbështetn me një krahasim mes rrugës "Tafaj" dhe rruga Brigada e VIII në Bllok, ku në njësinë 8 ka më pak parkime për rezidentët dhe pagesa për orë është 40 lekë ndërsa në bllok më shumë parkime pa pagesë dhe çmimi për orë vetëm 20 lekë.Zana Guxholli: Të gjithë duhet ta dimë që nëse ne kemi kët një rrugë 100 metra dhe në këto 100 metra socili mund të parkojë pa para në këto momente kur të hyjë në fuqi ku projekt vetëm në 90% të kësaj rruge ti mund të parkosh me pagesë dhe vetëm 10% ngelin parkim pa pagesë.Mateo Spaho: 400 lekë ora për këtë zonë, njësia 8. Ndërsa përsa i përket zonave të tjera sic janë rrugë të ndryshme të bllokut më shumë se 70-80% të atyre rrugëve do të jenë pa pagesë. Edhe ajo zonë që do jetë me pagesë në lagjen e bllokut do të jetë 200 lekë ora. Kjo tregon se nuk është bërë asnjë studim sepse kjo lagje është shumë herë më e varfër sesa zonat e bllokut. Një javë më parë kur bashkia e Tiranës miratoi projktin për parkimet me pagesë në gjithë qyteatin i cili do të menaxhohet 3 zonat e ndara, kryebashkiaku Erjon Veliaj, tha se rezidentët do të kenë tarifë zero./Oranews.tv/