Defekt në sistemin "TIMS" të palës shqiptare, radhë automjetesh në Muriqan

Mosfunksionimi i sistem “Tims” në palën shqiptare ka sjellë radhë të gjata në pikën kufitare të Muriqanit.Prej dy orësh sistemi “Tims” nuk funksionon dhe hyrje-daljet e personave po bëhen me lista nga ana e policisë.Nuk është hera e parë që të tilla defekte paralizojnë për orë të tëra lëvizjen e qytetarëve që zgjedhin kalimin në këtë pikë kufitare.Edhe një ditë më parë, i njëjti problem ishte nga pala malazeze, ku mbi 2 orë u paralizua qarkullimi i automjeteve.