Protestat anti-Obama edhe në Malajzi

Pas protestave në Manila, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ëhtë pritur ne të njëjtën mënyrë edhe në Malajzi gjatë turit të tij që po zhvillon në Azi.Qindra persona u mblodhën përreth ndërtesës ku po zhvillohet samiti i 27-të aziatik në Kuala Lumpur për të protestuar kundër Obames i cili merr pjesë në këtë Samit dhe kundër marrëveshjes për partneritetin trans-oqeanik. Ata mbanin pankarta në duar në të cilat shkruhej " Terroristi numër 1 është Obama" dhe lëshonin thirrje fyese ndaj tij.Në shumë prej sloganeve të tyre ata shprehen kundër aksionit ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, duke e quajtur " luftën ndaj terrorizmit" si një "luftë ndaj islamit"." Ne refuzojmë Presidentin amerikan dhe të gjithë jobesimtarët që marrin pjesë në këtë samit, sepse janë liderët e vendeve që kanë lëshuar bomba ndaj muslimanëve dhe vazhdojnë ti sumojnë ata. Nuk duhet që Kryeministri i Malajzisë ti lejonte këta jobesimtarë të shkelinin në atdheun tonë', shprehet një nga protestuesit.Ndërkohë që edhe marrëveshja për partneritetin trans-oqeanik ishte në qëndër të protestave." Ata që do të preken nga kjo marrëveshje janë malajzianët, sepse 70% e malajzianëve janë të varfër dhe kanë biznese të vogla, dhe nëse kompani të mëdha investojnë në Malajzi, bizneset e vogla do të falimentojnë. I kërkojmë qeverisë mos ta miratojë, ose në tëkudnërt do ti humbasë zgjedhjet e ardhshme"/Oranews.tv/