FRIKA NDAJ SULMEVE TERRORRISTE
Fakti që Tirana mund të jetë vënë nën shenjestër të akteve terroristëve, nuk është surprizë për eskpertët. Në një intervistë për Ora News Eksperti i lartë i çështjeve të sigurisë Arjan Dyrmishi, shpjegon se Shqipëria është në rrezik po aq sa vendet e tjera të Rajonit. Por Dyrmishi ngre pikëpyetje për taktikat që Shteti Islamik përdor për vendet e Ballkanit ku në plan të parë për ta qëndron rekrutimi.Dyrmishi: Po jemi të kërcënuar nga ISIS për aq kohë sa ISIS ka shpallur një plan për Ballkanin, por në kuptimin taktike të ISIS më shumë në Ballkan ata do të donin të përdornin propagandën dhe të rrisnin mbështetjen.Fakti që aktet terroriste nuk kanë asnjë kosto për ekstermistët, për ekspertin e lartë të çështjeve të sigurisë rrit ekspozimin ndaj sulmeve terroriste.Dyrmishi: Nga pikëpamja e kostove të këtij operacioni mendoj se mund të jetë një nga operacionet me pak të kushtueshme, mjafton që të kesh njerëz të gatshëm për të vdekur.Por si i kanë parë ngjarjet e fundit që përgjakën Parisin, besimtarët muslimanë që jetojnë në Shqipëri. Luljeta, studente e gazetarisë shpjegon se terroristët vrasin në emër të një feje, që nuk i përket besimit të saj.Luljeta: Nëse atop o përpiqen të njollosin Islamin, fenë time. Me anë të këtyre akteve besoj se po bëjnë të kundërtën.Ajo ndihet keq kur muslimanët barazohen me terroristët, ndaj ka edhe një mesazh.Luljeta: Kur u bë shpërthimi i kullave binjake në Amerikë të gjithë filuan të flasin se myslimanët janë terroristë. Në ato kohë mund të ndiheshe paksa keq, sot unë e ndjej veten më me shumë vlera.Kryeqyteti shqiptar prej ditësh zgjohet në masa të rrepta sigurie. Në sheshe, rrugë, mjete apo stacione të transportit urban, vende të mbipopulluara, është rritur gatishmëria e efektivëve të armatosur, për të shmangur ndonjë akt të mundshëm terrorist.