Pastrimi i mjedisit, sensibilizohen vendorët nga Shëngjini në Vlorë

Vendorët e disa njësive vendore në vend janë sensibilizuar bashkë me qytetarët duke dhënë shembullin e një ambienti të pastër. Aksioni ka nisur nga zona turistike e Shëngjinit deri në bregdetin e Vlorës.Administrata e vendore e Shëngjinit dhe nxënësit e shkollave janë bërë pjesë e fushates ndërgjegjsuese për mbajtjen paster të zonës bregdetare, ndërsa kanë larguar edhe ato pak mbetje të krijuara nga baticat e detit.Kreu i kësaj njësie administrative,Tonin Uldedaj, thotë se nisma të tilla do të jenë të shpeshta, pasi zona turistike e Shëngjinit frekuentohet në çdo stinë.Tonin Uldedaj:Ambientet duhet të jenë të pastra sepse turizmi është i lidhur ngushtë edhe me pastërtinë dhe rregullin. I garantojmë të gjithë pushuesit dhe vizitorët jo vetëm në sezonin turstik por në 12 muajt e vitit do të ketë ndërhyrje nga ana jonë.Në qytetin e një mbi një dritareve në Berat, qytetarët dhe institucionet vendore kanë shtrirë aksionet në të gjitha lagjet muzeale.Bashkia e Vlorës ka pastruar bulevardin e zonës së Skelës, i mbuluar nga mbetjet pas përmbytjeve të fundit, ndërsa ka zhvendosur automjetet në rrugë dytësore.Dritan Leli: U jam mirënjohës në radhë të parë qytetar, pavarësisht se janë duke bërë detyrën. Por nganjëherë detyra duhet kuptuar ndryshe dhe jam i bindur se sot këta janë duke u dhënë të gjithëve mesazhin se po të duan dinë të punojnë ndryshe dhe cilësisht.Në Fier ka përfunduar së pastruari segmenti me gjatësi 1.6 km i lumit Gjanica nga grykëderdhja deri te Ura e Sheqit.Dy ekskavatorë punojnë me kapacitet të plotë për largimin e mbetjeve që kanë zënë shtratin e lumit, ndërkohë që punohet edhe me rregullimin e skarpateve të lumit.Pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Gjanicë synon të shmang përmbytjet gjatë këtij sezoni reshjesh.vloreshengjinfierberat