Mbytet një peshkatar në bregdetin e Kunes
Një peshkatar është gjetur i mbytur në Këneten e Merxhanit në zonen e Kunes në Shëngjin. Viktima Viktor Gjergji 49-vjeç nga Shëngjini kishte dalë për të peshkuar që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunes, por nuk është rikthyer në shtëpi.Humbja e kontaktëve me të ka vënë në alarm familjarët e tij të cilët kanë njoftuar policinë. Këta të fundit janë vënë në lëvizje menjëherë, duke kontrolluar zonen ku kishte dalë për peshkim 49-vjeçari, duke e gjetur atë të mbytur në ujërat e lagunes.Trupi i viktimes është nxjerrë menjëherë nga uji dhe është dërguar me autoambulancë në morgun e Spitalit të Lezhës. Duke ju referuar faktit se thellësia e ujit ku është gjetur viktima nuk ishte më shumë se 70 cm, dyshimet e para janë se ai mundur të ketë gjetur vekjen si pasojë e nfonjë ataku kardiak.Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko ligjore në trupin e viktimes e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tijë. 49-vjeçari Viktor Gjergji e kishte pasion peshkemin dhe shpesh herë peshkonte në mënyrë amatore në lagunen e mërxhanit në Lezhë.[caption id="attachment_621856" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia ne vendngjarje[/caption][caption id="attachment_621854" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_621855" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ambulanca ne vendngjarje[/caption]