Tsipras kërkon bashkëpunimin e Turqisë për trafikantët
Kryeminstri i Greqisë Aleksis Tsipras i kërkon Turqisë bashkëpunim maksimal në luftën kundër kontrabandistëve të cilët transportojnë qindra-mijëra emigrantë drejt Europës nëpërmjet brigjeve turke dhe greke, ku mijëra persona kanë humbur jetën në det." Ne duhet të bashkëpunojmë më shumë ,në mënyrë që të jemi sa më efikas në luftën ndaj kontrabandistëve, veprat e të cilëve janë një fyerje ndaj njerëzimit. Ata vendosin jetën e shumë personave në rrezik, ndaj ëhstë përgjegjësi e jona ta ndalojmë këtë tragjedi njerëzore që po zhvillohet në detin egje", deklaroi Kreu i qeverisë greke në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij turk Ahmet Dautoglu.Ndërkohë të dy kryeministrat u shprehën të gatshëm për të gjetur një rrugëzgjidhje përsa i përket çështjes së Qipros, ndërsa Tsipras la të nënkuptohet se Athina do ta mbështesë kandidaturën e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Europian." Çështja e Qirpos do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Bashkimit Europian. Ekziston dëshira e të dyja palëve për të gjendur një zgjidhje, dhe kur ekziston motivimi i duhur për të ndjekur të njëjtën rrugë atëherë do të ketë edhe rezultate"- theksoi Tsipras"Negociatat po vazhdojnë. Si Turqia po ashtu edhe Greqia kanë dëshirë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt" deklaroi kryeministri turk Dautoglu.Bashkimi Europian njeh zyrtarisht qeverinë greke të Qipros, ndërkohë që Ankaraja njeh si grup qeverisës administratën turke që operon në veri të ishullit./Oranews.tv/