Doland Tusk: Reforma në drejtësi me mbështetje ndërpartiake. Rama: Integrimi jo peng i taktikave politike
Presidenti i Këshillit Europian Doland Tusk zhvilloi sot një vizitë zyrtare disa orëshe në Tiranë ku pikat kryesore të takimit ishin: përballimi i krizës së emigrantëve, lufta kundër terrorizmit, dhe procesi i integrimit të Shqipërisë e Ballkanit në BE.Realizoni reformen ne drejtesiMesazhi se integrimi i Shqipërisë në BE kalon përmes realizimit të reformës në drejtësi u përcoll si nga kryeministri Edi Rama ashtu dhe nga presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk në konferencën e përbashkët të paradites së sotme.Për presidentin Tusk është me rëndësi mbështetja ndërpartiake për të përfunduar reformat kryesore pezull, në veçanti reformën në gjyqësor. Nga ana e tij Rama shprehu vendosmërinë se reforma që do të kalojë do të jetë historike për transformimin e sistemit të drejtësisë por dhe për rrugën e Shqipërisë në BE. Më tej ai përcolli dhe një mesazh: Integrimi të mos jetë peng I taktikave politike të cilitdo vend anëtar apo inercisë së procesit jashtë kontekstit kohorEdi Rama: Unë e theksova dhe e ritheksoj se progresi i njohur qartësisht nga KE që shpresoj të konfirmohet në dhjetor nga Këshilli Europian duhet të shërbejë si nxitje për hapjen e negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshëm. Negociatat të cilat në kontekstin e kohës të krizave ku kalojmë janë strategjike për shqiptarët, por dhe vetë Ballkanin e BE-në, dhe si të tilla nuk mund të jenë peng taktikash politike të cilitdo vend anëtar apo inercisë së procesit jashtë kontekstit kohor. Ne e kemi shumë të qartë që fjala kyçe është reforma në drejtësi. E falenderova për mbështetjen që BE dhe SHBA japin në këtë proces. Jam shumë besimplotë se falë mbështetjes së tyre ne do ia dalim të kalojmë një reformë që do të jetë historike për transformimin e sistemit të drejtësisë por dhe për rrugën e Shqipërisë në BE.Doland Tusk: E kuptojmë që vendet në rajon kanë nevojë për mbështetje në këtë rrugë. Do inkurajoj që të përshpejtojnë mbështetjen. Në takimin tonë riafirmuam angazhimin e përbashkët për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Raporti tregon progres të qëndrueshëm. Kjo është shumë e rëndësishme. Ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes ndërpartiake për të përfunduar reformat kryesore pezull, në veçanti reformën në gjyqësor e cila duhet të forcojë pavarësinë, llogaridhënien efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit gjyqësorSulmet në Paris, Rama: Akt lufte, Tusk: Terroristët nuk do të na frikësojnë“Një akt terrorist” e quajti kryeministri Rama sulmet e 13 nëntorit në Paris. "Një akt lufte barbareks që bashkëshia e xhihadiste i shpalli jo thjesht Francë por botës demokratike” “Ne shqiptarët do vazhdojmë të qëndrojmë me besim të plotë në anën e duhur të historisë si pjesë e Europës së bashkuar dhe aleancës së madhe të së mirës kundër së keqes"Donald Tusk : “Besoj fort se terroristët nuk do të na frikësojnë, sepse liria dhe solidariteti janë shumë më tepër të fortë sesa terrori dhe frika. Është detyrë politike e jona për të qenë bashkarisht kundër kësaj sfide dramatike”Kriza e emigranteve Rama: Dimë të sillemi si europianë, Tusk: Shqipëria është partner i besueshëm i BE-sëEdi Rama: “Shqipëria nuk është e prekur nga kriza e refugjatëve, nuk është pjesë e korridorit ku kalon fluksi i refugjatëve, por me dimrin Shqipëria mund të preket. Megjithatë qëndrimi ynë është i qartë. Ne nuk jemi europianë vetëm për ditë të mira. Jemi europianë në ditë të këqija, ndryshe nga shumë europianë që harrojnë se janë europianë në ditë të keqija. Ne jemi të vendosur të jemi pjesë për të kontribuar në zbutjen e efekteve të kësaj krize nga ana humanitare dhe politike për BE. Edhe pa qenë anëtar apo pa hapur negociatat ne dimë të sillemi si euripianë edhe më mirë se disa europianë.Doland Tusk: Vlerësoj gadishmërinë e Shqipërië për të kontribuar për menaxhimin e krizës. Shqipëria është partner i besueshëm i BE-së.Vizita e pare e Tusk ne TiraneKjo është vizita e parë në Tiranë e Presidentit të Këshilli Europian, Donald Tusk. Ndalesa në Tiranë është pjesë e një turi 24 orësh që Presidenti i Këshillit Europian do të ketë në Ballkan.AxhendaNë orën 10:00 Ceremoniali i pritjes zyrtare të Zotit Tusk nga Kryeministri Edi RamaNë orën 10:10 do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve.Në orën 11:00 Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i KE Donald Tusk do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp

[caption id="attachment_622130" align="alignnone" width="638"]
Donald Tusk në Tiranë, e pret Kryeministri Rama[/caption][caption id="attachment_622128" align="alignnone" width="640"]
Donald Tusk në Tiranë, e pret Kryeministri Rama[/caption][caption id="attachment_622129" align="alignnone" width="636"]
Donald Tusk në Tiranë, e pret Kryeministri Rama[/caption] [caption id="attachment_622117" align="alignnone" width="637"]
Presidenti i Keshillit Europian, Donald Tusk mberrin ne Tirane, 21 Nentor 2015[/caption]