Gjuha rome për herë të parë futet në një shkollë të Elbasanit
Për herë të parë në qarkun e Elbasanit, futet si lëndë me zgjedhje, gjuha rome. Në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan, ku ¼ e nxënësve janë të komunitetit rom, kushdo prej tyre mund ta frekuentojë lëndën e gjuhës rome.Për herë të parë në qarkun e Elbasanit në një shkollë 9-vjeçare do të mësohet gjuha rome. Synimi është njohja e kulturës dhe traditave rome.Enkeleda Sula: Për herë të parë në qarkun e Elbasanit dhe mbase për herë të parë në gjithë Shqipërinë, në shkollat shqipe. Sot për ne starton kjo ditë dhe ne e kemi për detyrë që ti shkollojmë këta fëmijë si në programin shtetëror por dhe në gjuhën e tyre të nënës.Kryetari i Bashkisë së Elbasanit vlerësoi se gjuha rome nuk është vlerë vetëm për këtë komunitet, por për të gjithë ata që duan të njihen me këtë kulturë.Qazim Sejdini: E gjithë lagjia “5 Maji”, tashmë është një lagje përmbi 20 mijë banorë, kërkon dhe ajo të ketë shkollën e vet ku ju të mësoni aty ku dhe banoni.Në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan mësojnë 269 nxënës, prej të cilëve 57 nga komuniteti rom.