Sulmi në Mali, tre të dyshuar në kërkim, tre ditë zie dhe gjendje e jashtëzakonshme në vend
Forcat e sigurisë në Mali janë në kërkim të tre personave të dyshuar në lidhje me sulmin në Hotelin Radison Blu në kryeqyetitin Bamako, në të cilin 19 persona mbetën të vrarë. Në hotel humbën jetën gjithashtu edhe dy forca speciale gjatë operacionit për shpëtimin e mbi 100 pengjeve.Nuk është e qartë nëse të dyshuarit janë persona që morën pjesë drejtpërdrejtë në sulm, apo bashkëpunëtorë të tyre.Gjithashtu nuk dihet numri i saktë i personave që sulmuan hotelin, i cili frekuentohej masivisht nga të huajt që punojnë dhe jetojnë në Mali. Presidenti Ibrahim Bubacar Keita ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe tre ditë zie kombëtare.Ai tha se Mali do të "bëjë gjithçka për të çrrënjosur terrorizmin" në vend. Grupet teroriste Al-Kaeda në Magreb dhe dega e saj El-Murabitun morën përgjegjësinë për sulmin. Në mesin e të vrarëve ishin një shtetas amerikan dhe tre drejtuesit kinezë të biznesit.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama deklaroi se terrorizmi kërcënon shumë kombe, kurse homologu i tij kinez Xi Jinping e ka quajtur sulmin "mizor dhe të egër". Për momentin sulmet e Malit duket se nuk kanë lidhje me ato të Parisit teksa vendi nuk është hera e parë që sulmohet nga grupe ektremiste. Në gusht të këtij viti persona të armatosur të dyshuar islamikë vranë 13 njerëz, duke përfshirë pesë punëtorë të OKB-së, në një hotel në qytetin Sevare, në zonën qëndrore të Mali./Oranews.tv/