Mbarimi i mandatit për Valentina Leskaj, Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën e PD
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk e ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ndërprejen e mandatit të deputetes socialiste, Valentina Leskaj. Demokratët kanë akuzuar Leskajn se është në shkelje të ligjit për konfliktin e interesit, pasi dy djemtë e saj kanë përfituar tendera nga fondet publike.Bëhet fjalë për konçensionin e hekurudhës Fier-Vlorë, por dhe tenderin për trajnimin e punonjësve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Arben Ristani: “Siç është bërë publike një nga djemte e deputetes Leskaj ka përfituar nga pasuria publike me koncesion në një segmet të hekurudhës shqiptare. Tashme rasti është berë publik, ndërsa djali tjetër me 4 nëntor 2014 në Ministrinë e Buqësisë ka përfituar miliona lekë . Po keshtu edhe me datë 11 qershor 2015, ka përfituar bonus nga Ministria e Bujqesisë. Të dyja keto kontrata jane të lidhura me institucione shtetërore dhe para publike. Sipas kushtetutës nenit 70 të saj deputetët nuk mund të ushtrojnë asnjë detyre tjetër shtetërore dhe çdo rast i papajtueshmërisë dënohet me ligj. Po kështu neni 71 i kushtetutës ndalon lidhjen e kontratën apo nënkontratë me institucionet publike. Menjëherë pas denoncimit të PD-së djemte e deputetes Leskaj kanë shitur kontratat. Për këto prova ne mendojmë se deputetja është në konflikt interesi dhe mandati i deputetes Valentina Leskaj duhet të mbarojë”. Por avokati Arben Hajdari, në mbrojtje të deputetes Leskaj, tha se ligji për parandalimin e konfliktit të interesit nuk ka kufizime për familjarët e deputetëve për sa kohë marrëveshjet nuk votohen nga ligjvënësit.Artan Hajdari: “Në cilësine mbrojtësit të deputetes Leskaj ne kemi paraqitur parashkresën tonë dhe argumetat tona, se pretendimet e paraqitura nga Grupi Parlametar i Partisë Demokratike me nismën e 22 deputetve, e sjellë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kryesisht për heqjen e mandatit të deputes Leskaj, nuk janë të bazuara në interpretimin e kushtetues dhe ligjor që mund të shkojnë në keto raste që parashikon neni 70 pika 2 të kushtetutës që lidhet me rastet e tjera të papajtueshmëris që i referohen ligjeve të posacme. Pra do të doja të saktësoja disa çeshtje në lidhje me rrethanat e faktit që u parashtruan nga Ristani të cilat kanë të bëjnë më raportin me të dy djemte e zonjës Leska në lidhje me kontaratat e institucioneve shtetërore në bashkëpunim me kompanitë e tjera për të marrë pjesë në procedura tenderimi të fondeve të ndryeshm. Tenderi për të cilën pretendon përfaqesuesi i PD-së në Ministrisë së Bujqësise është e vertete por fondet kanë qene të Bankes Botërore dhe jo të Ministrisë sic pretendohet” Por demorkatët pavarësisht se janë të bindur se deputetja socialiste ka shkelur ligjin, ishin të vetëdijshëm se kërkesa e tyre do të rrëzohej. Ristani: “Këtu kanë dalë në skenë djemtë apo prindërit e deputetëve që marrin tendera qindra miliona euro nga pasuria publike. Në rastin konkret çështja është e thjeshtë.Dy djemtë e nënkryetares së Kuvendit, njëri ka përfituar një copë hekurudhë, tjetri disa million euro nga pasuria publike. Për ne është konflikt i pastër interesi. Nuk mundet që fëmijët e deputetëve, Ministrave, apo prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat të marrin miliona euro nga pasuria publike.Është ndalesë ligjore. Sigurisht që kërkesa e PD as nuk prisnim të pranohej, por për publikun të jetë e qartë që këta duan me çdo kusht t’u hapin rrugën prindërve, fëmijëve, vëllezërve dhe motrave, të gjithë të afërmve të tyre apo kompanive të tyre që të përfitojnë miliona euro nga pasuria publike”.
I pyetur nëse do t’i drejtohen gjykatës Kushtetuese për çështjen, Ristani dha këtë përgjigje:Ristani: “Të shohim, çështja do të shtrohet për shqyrtim në seancë publike në parlament. Besojmë që edhe parlamenti me shumicë të babëzitur siç janë do të mbajnë të njëjtin qëndrim. Por unë besoj shumë se rruga e zgjidhjes është ajo që kemi thënë. Populli të kuptojë se çfarë po ndodh, sesi po vidhet pasuria e tij dhe të bashkangjitet në aksionin e opozitës për ti përmbysur këta nga pushteti”.Deputeti socialist Ulsi Manja, e cilësoi kërkesën e demokratëve të pa bazuar në ligj dhe siç tha ai, qëllim të vetëm kishte kryqëzimin politik të deputetes, Valentina Leskaj.Ulsi Manja: “Nuk ishim në seancë për të mbrojtur apo ndëshkuar Leskajn, por të jepnim gjykimin tonë për kushtetueshmërinë e rastit. Gjykimi ynë për Leskajn në frymën e Kushtetutës. Vendimin do ta marrë seanca e Kuvendit.Ligji për konfliktin e interesit ka nevojë për t’u rishikuar”.Manja tha se ligji për parandalimin e konfliktit të interesit ka nevojë për tu rishikuar dhe për tu përshtatur më tej me Kushtetutën e vendit.