Ylli më i ri i internetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2013, 14:39
Shakira është mëse e lumtur për ardhjen në jetë të djalit të saj Milan-it, tashmë 3 muajsh.Këngëtarja kolumbiane nuk rresht së postuari fotot e tij në Twitter."Isha betuar se nuk do e bëja kurrë këtë gjë, por tashme jam shndërruar në një nga ato nënat e mërzitshme që postojnë shpesh foto të fëmijëve të tyre." - shkruan ajo në koment poshtë fotos së fundit të djalit të saj.Ajo nuk ndahet për asnjë moment nga ai, madje së fundmi e kishte marrë edhe në "The Voice".Tashme Milan-i po shndërrohet në një yll të vërtetë të internetit duke i marrë famën edhe prindërve të tij.