Pengesat që e kanë lënë pa martuar

Leonardo Di Caprio ka rrëfyer se një jetë dashurore e mbetur "varur" dhe beqaria është çmimi që ai paguan për shkak të punës së tij.Ylli i kinemasë amerikane, rrallë shikohet  pa një femër të bukur përkrah, por ka pranuar se është e vështirë që të ketë një lidhje fikse, për shkak të axhendës së tij të ngjeshur të filmave."Qëndrimi për muaj të tërë në një vend, apo në një tjetër për xhirime, nuk është gjëja më e mirë për një marrëdhënie...Mirëpo nga ana tjetër më duhet të pranoj se është si të fitosh një llotari, nëse të jepet shansi për të nisur një karrierë në Hollywood. Prandaj jam më i përkushtuar për momentin në këtë drejtim....", ka pohuar Leo.Ndër të tjera, 38-vjeçari ka pasur lidhje me modelet më të famshme në botë, si Gisele Bundchen dhe Bar Refaeli, apo edhe me kolege bukuroshe si Blake Lively dhe Erin Heatherton, por jeta e tij në çift ka pësuar gjithmonë ndërprerje.