Çifti shqiptar 2 javë i zhdukur, vajzat kërkojnë ndihmë për t'i gjetur

Çifti shqiptar Shpëtim e Teuta Pesho prej dy javësh rezultojnë të humbur në territorin Italian. Lajmin e zhdukjes së çiftit e kanë dhënë dy vajzat e tyre që jetojnë prej vitesh në Itali.Prej datës 1 nëntor Shpëtim e Teuta Pesho nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike të familjarëve dhe nga ata kanë humbur çdo gjurmë.Çifti Pesho ka jetuar për një kohë të gjatë në komunën Kastelfiorito në provincën e Firences, por pas humbjes së vendit të punës, ata janë trasferuar në Shqipëri. Familjarët tregojnë se vitet e fundit çifti Pesho vinte të jetonte dy muaj në vit në Itali, për të kryer kontrolle mjekësore.Cifti Pesho kishte mbërritur më datën 1 tetor në qytetin e Firences duke marrë një apartament me qera. Vajzat tregojnë se të shtunën më datën 31 tetor kishin kaluar ditën së bashku me prindërit në komunën e Kastelfioritos, ku kanë shëtitur dhe në tregun e qytezës.Atë natë e kanë kaluar tek një i afërm i tyre në këtë qytezë. Të nesërmen në mëngjes janë dëgjuar në telefon me vajzat e kanë informuar se do të ktheheshin në Firence në apartamenti e tyre."Ishin të qetë, e nuk i shqetësonte asnjë problem i rëndësishëm, tregojnë vajzat për median lokale "Il Tirreno". Nga kjo bisedë nuk kemi më asnjë kotakt me prindërit tanë" thonë ata.Ditët e para telefoni i Shpëtim Pesho ishte i lirë por askush nuk përgjigjej ndërsa ditët më vonë përgjigjej vetëm sekretaria telefonike.Më datën 8 nëntor dy vajzat denoncuan humbjen në policinë Italiane: "Prindërit tanë janë zhdukur. Jemi të preokupuar. Kemi menduar gjithcka e nuk arrijmë ta kuptojmë se ku mund të jenë"Në apartamentin me qera në qytetin e Firences, e zonja e shtëpisë ka informuar se çifti Pesho ka marrë gjithcka e nuk ka lënë asgjë në apartament, as valixhie, as para e as dokumenta.Po ku kanë shkuar? Pyesin vajzat.Cifti Pesho nuk zotëron makinë e nëFirence kamë mbërritur me autobuz.Fillimisht u dyshua për një udhëtim të tyre tek të afërmit në Gjermani, por kjo hipotezë nuk u vërtetua.Për momentin policia italaine mendon për një largim vullnetar të ciftit Pesho, dhe pse vajzat dyshojnë për më shumëPolicia italiane po kontrollon të gjitha thirrjet telefonike për të zbuluar vendndodhjen e tyreHistoria e zhdukjes së tyre është prezantuar dhe në emisionin ““Chi l’ha visto” në Rai 3/Oranews.tv/