Sulmet në Paris, Hollande: Franca do ta shkatërrojë ISIS

Franca është e angazhuar të shkatërrojë të ashtuquajturin Shtet Islaim, pas sulmeve të së premtes, tha Presidenti Francois Hollande.Ai tha se do të vendoste një projekt-ligj për zgjatjen e gjendjen së jashtëzakonshme të shpallur pas sulmeve për tre muaj dhe sugjeroi ndryshime në kushtetutë.Fushata ushtarake e Francës kundër IS në Irak e Siri gjithashtu do të intensifikohet.Duke folur gjatë një sesioni të përbashkët të të dy dhomave të parlamentit, Hollande tha se disa masa të tjera që do të përfshihen janë : 5 mijë forca policore shtesë në dy vitet e ardhshme dhe asnjë shkurtim në buxhetin e mbrojtjes.Luftanija franceze Sharl De Gol, është nisur në Mesdheun lindor. Hollande tha se anija do të shumëfishojë sulmet e shtetit francez kundër ISISd9ee3085-b5f7-4abb-baa2-cd8e2511a6ee