Tritol për herë të dytë makinës së ish-kreut të komunës Baz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2015, 10:06
I vihet eksploziv gjatë natës mjetit të ish-kreut të komunës Baz në Mat. Tritoli ishte vendosur në krahun e shoferit, por për fat të mirë ka shpërthyer vetëm ndezësi.Mësohet se ka qenë vetë ish-kryekomunari Fatmir Kurti që konstatoi lëndën plasëse para se të hipte në makinën e parkuar përpara pallatit ku banon.Menjëherë Kurti lajmëroi policinë që sëbashku me forcat xheniere, bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.Kjo është hera e dytë që ish-kryekomunarit të Bazit në Mat i vendoset eksploziv.
