Nënkryetari i VV: Protesta për lirimin e deputetëve dhe tërheqjen e marrëveshjeve

Nënkryetari i VV, Driton Çaushi tha se aksionet e tyre të ardhshme do të varen nga vendimi i gjykatës për deputeten Donika Kadaj-Bujupin. Në një intervistë telefonike për Ora News Çushi përsëriti edhe njëherë kërkesat e opozitës që lidhen me moszbatimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi që sipas tyre dëmton Kosovën.“Aksionet tona të ardhshme do të varen nga vendimi i gjykatës përdeputeten Kadaj-Bujupin. Arrestimet janë akte të një shteti policor të cilat nuk mund të pranohen.  Protestat tona po zhvillohen për lirimin e deputetëve të VV dhe për tërheqjen e marrëveshjeve dhe nëse qeveria nuk tërhiqet dhe të largohet bashkë me marrëveshjet. Marrëveshjet me Serbinë dhe me Malin e Zi dëmtojnë Kosovën. Nuk ka Republikë të Kosovës me bashkësi të komunave serbe”, tha Çaushi.Çaushi tha se qeveria nuk merr parasysh kërkesat tona dhe për këtë arsye do të vijojnë me protesta.“Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat tona pasi firmosja e marrëveshjeve është kërkesë e Serbisë, jo e Kosovës. Ne do të vijojmë protestat pasi jemi kundër këtyre marrëveshjeve. Thaçi e Mustafa nuk tërhiqen nga asnjë pikë e marrëveshjeve”, u shpreh Çaushi.