Granatë te Gjykata Kushtetuese, policia kryen shpërthim të kontrolluar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2015, 08:58
Një granatë dore e vendosur pranë Gjykatës Kushtetuese ka alarmuar forcat e policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm.Menjëherë është rrethuar godina dhe rrugët që të çojnë drejt saj, ndërsa është bërë dhe evakuimi i stafit. Ndërkohë policia njoftoi dhe për një mjet të dyshimtë që ishte parkuar para gjykatës.Forcat xheneriere bënë shpërthim të kontrolluar të granatës së dorës, e cila ishte vendosur pranë gjeneratorit.



