Shfaqën mbështetje ndaj ISIS, shoqërohen në polici 10 gjimnazistë

Një shaka adoleshentesh ka vënë në alarm Specialistet e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë në Lezhë.Si pasojë e një publikimi në rrjetet sociale të elementeve pro grupit terrost ISIS, 10 gjimnaziste në Lezhë janë shoqëruar për disa orë në polici për tu marrë në pyetje.Ajo çfarë kishin komentuar gjimnazistet lezhjanë në rrjetet e tyre sociale vuri në lëvizje policinë qe u vu menjëherë në ndjekje të rastit. adoleshentet janë marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe Drejtores së Gjimnazit, duke pohuar se gjithçka ishte një lojë mes tyre, ndërsa më pas u lanë të lirë.Pas ngjarjeve në Paris Prefekti i Qarkut të Lezhës Altin Jaku thirri në një takim Komisionin e Sigurisë ku u kërkua angazhim dhe vigjilencë ndaj akteve terroriste.