Kapet me 43.4 kg kanabis në kamion, arrestohet në port 42 vjeçari nga Tirana
Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Forca të policisë kufitare kanë sekuestruar rreth orës 12:40 të mesditës së sotme 43.4 kg kanabis në portin e Vlorës.Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të kamionit tip "Renault" me targë AA 021 MX, në pronësi të shtetasit Genci Gjuzi, 42 vjeç, banues në Tiranë. Mjeti transportonte makina.Droga e paketuar në 13 pako të mbështjella me letër natribani të tejdukshme ishte fshehur në pjesën e kabinës së këtij automjeti (poshtë sediles).Policia po kryen veprimet për arrestimin e 42 vjeçarit, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", ndërsa ka bllokuar kamionin.
[caption id="attachment_619861" align="alignnone" width="643"]
Në foto: Droga e sekuestruar në kamion[/caption]