Përfundoi protesta në Prishtinë, VV dhe AAK paralajmërojnë sërish në ditët në vazhdim

Protesta e dhunshme në Prishtinë ka përfunduar rreth orës 19:00. Kanë qenë orët e paradites kur përfaqësues të opozitës u mblodhën përpara institucioneve për të kundërshtuar arrestimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi.Aktivistët e VV të mbështetur edhe nga liderët e opozitës  të AAK dhe Nismës filluan të gjuanin në drejtim të godinës së qeverisë dhe të forcave të policisë, por kjo e fundit u kundërpërgjigj me gazlotsjellës.Situata doli jashtë kontrollit, kur opozita mori lajmin se deputetja Kadaj – Bujupi u dënua nga Gjykata e Prishtinës me 30 ditë paraburgim. Protestuesit filluan të digjinin makina pranë godinës së qeverisë dhe duke djegur kazanët e mbeturinave në rrugët e prishtinës.AAK e dënoi ashpër arrestimin me 30 ditë paraburgim të deputetes Kadaj – Bujupi, ndërsa tha se me këtë vendim Kosova po hyn në diktaturë.Nga Brukseli, zv/kryeministri Thaçi tha se pushteti nuk merret me dhunë, ndërsa deklaroi se liderët e opozitës e kanë kaluar vijën e kueqe dhe për ta nuk do të ketë tolerime.Edhe qeveria nëpërmjet një deklarate për shtyp ka dënuar protestën e dhunshme të organizuar nga opozita.VV dhe AAK në orën 19:00 deklaroi mbylljen e protestës, por paralajmëroi sërish në ditët në vijim.Ora 18:55 VV dhe AAK: Protesta për sot përfundoiDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili dhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, kanë deklaruar se protesta e opozitës për sot ka përfunduar.Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, në një prononcim për RTK 3, ka deklaruar se protesta e sotme për lirimin e deputetes Donika Kadaj Bujupi ka përfunduar, por se me protesta do të vazhdohet në ditët në vazhdim. E përfundimin e protestës për sot e ka konfirmuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Isamili në një prononcim për Klan Kosovën.Ora 18:30 Thaçi: Nuk do të ketë  tolerancë për liderët e opozitësZëvendëskryeministri I vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar krerët e opozitës se nuk do të ketë më tolerancë ndaj veprimeve të dhunshme.Ora 18:25 Qeveria denon dhunen:  S'na lëkundin protestat e një grupi ekstremistësh e banditëshQeveria e Kosovës përmes një reagimi dënon ashpër dhunën e skajshme të manifestuar sot nga opozitarë të dhunshëm nëpër rrugët e kryeqytetit, e cila ka arritur përmasa absurde, duke e tejkaluar çdo kuptim.Ora 18:10 përfundom takimi i liderve të opozitësTakimi mes liderve të opozitës ka përfunduar dhe ata janë nisur në drejtim të qeverisë.Ora 18:00 Protestuesit rikthehen në shesh kërkojnë lirimin e Donika Kada BujupinPolicia e Kosovës është  në shesh dhe ka filluar të hedhin gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Protestuesit janë kthyer në shesh për të protestuar në drejtim të Qeverisë me një kërkesë për të liruar Donika Kada Bujupin. Në afërsi të shkollës Faik Konica janë parë dy vetura të blinduara të Policisë së Kosovës.Ora 17:50 Mblidhen lideret e opozites per hapat e metejshme te protestesMësohet se liderët e partive opozitare janë mbledhur në selinë e AAK-së në Ulpianë. Aty me gjasë opozitarët do t’i diskutojnë hapat e mëtutjeshëm pas eskalimit të dhunës gjatë protestave të sotme.Ora 17:30  Ose do ti arrestojne te gjithe ose marreveshjet nuk kalojneDardan Molliqaj nga radhet e VV tha se pushteti i Hashimit dhe Isës për 16 vjet nuk e ka arrestuar asnjë kriminel, ndërsa sot po e arreston deputeten Kadaj, raporton Indeksonline.Molliqaj ka thënë se osë do t`i arrestojnë të gjithë ose marrëveshjet e Asociacionit dhe Demarkacionit nuk do të kalojnë.Ora 17:15 AAK: Me vendimin e gjykatës, Kosova po hyn në diktaturë!Vendimi i Gjykatës Themelore duke i dhënë masën e paraburgimit 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, përfundimisht ka dëshmuar se vendimi është politik dhe ky është hapi i parë i një kalimi nga demokracia parlamentare në një sistem diktatorial.Ora 17:00 Analisti Gashi: Partitë beteja mes vedit, qytetarët s’po angazhohen në protestaNë një intervistë telefonike për Ora News analisti Astrit Gashi thotë se situata që po mbretëron në Kosovë është shumë e tensionuar në dy muajt e fundit“Shoh qytetarët e Kosovës nuk janë duke u angazhuar e kanë marrë mesazhin që këto janë beteja brenda politikës, pra mes vedit dhe nuk po angazhohen. Reagimet e opozitës janë të paarsyeshme dhe e tillë është dhe kokëfortësia e qeverisë.Ndiqni intervistën.16: 45 -30 dite paraburgim për Donika Kadaj-BujupiGjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës6_9371 5_2690 4_2160 3_4025 2_5563 1_73723z 3z-1 12272857-10153076107582511-1589620558-ntrazirat ne kosove1 trazirat ne kosove2 trazirat ne kosove3 fotot-e-mbremjes-3kosove2 kosove1Ora 16: 40 Gjykata e Prishtinës ka vendosur 30 dit paraburgim për Donika Kadaj BujupinGjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express.Seanca në Gjykatën Themelore ka zgjatur disa orë, por në fund është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit ndaj deputetes Donika Kadaj-BujupiOra 13: 00 Policia gazlotsjellës në drejtim të protestuesveNjësia speciale e Policisë së Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të aktivistëve të partive politike opozitare: Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, të cilët ishin të mbledhur para Qeverisë së Kosovës në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe liderët e partive politike opozitare Visar Ymeri, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe deputeti Albin Kurti i cili është duke u kërkuar nga policia për arrestim.Protestuesit të cilët ishin mbledhur para institucioneve për të kundërshtuar arrestimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi, pasi kanë kuptuar se për të është kërkuar nga prokuroria masa e paraburgimit prej 30 ditësh kanë nisur të hedhin koktej-molotovi, ngjyrë dhe gurë në drejtim të policisë dhe institucioneve të Kosovës.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet e saj, deri në orën 14:15, kanë arrestuar trembëdhjetë protestues të dhunshëm, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një çantë të dyshuar, të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.capture354t12242138-10153283026227029-310443167-n

asdreni-1222
12242139-10153075842752511-303417882-n 12270549-10153075842782511-1497771218-n 12278300-10153075844182511-965494442-n 12272548-10153075844037511-1224200367-n 12272969-10153075843322511-817180778-n (1) 12272969-10153075843322511-817180778-n 12272803-10153075842867511-1890611971-n 12242196-10153075850952511-1356233417-n 12248766-10153075850577511-1881756234-n 12248679-10153075849302511-275525027-n 12248748-10153075849212511-1988842161-n 12272840-10153075849112511-489289261-n 12272673-10153075842987511-284205181-n 12244116-10153075842927511-447232952-n
3albiniiii 11-albiniiii 2122-albinii12270556-10206189696959419-1227703807-n gazii-3 gaziii policia-e-gazit policia-e-gazuit-3