Postdivorci, prindërit nuk respektojnë detyrimet financiare për fëmijët

Në Korçë, detyrimet financiare pas divorcit nuk respektohen. Sipas zyrës së përmbarimit në qytetin juglindor, vetem gjatë këtij viti numërohen mbi 1 mijë kërkesa për ekzekutime vendimesh ndaj njërit prind, që nuk i përmbahet vendimit të gjykatës për pensionin ushqimor të fëmijëve.Në Korçë nuk respektohen vendimet e gjykatave për detyrimet financiare pas divorcit të një çifti.Zyra e përmbarimit shpjegon se është kryesisht babai që nuk i përgjigjet detyrimit ndaj fëmijëve, kujdestarinë e të cilëve e fiton nëna.Vetëm gjatë vitit 2015, tek përmbarimi janë regjistruar 1095 çështje që lidhen me mospagesën e pensionit ushqimor të fëmijëve me prindër të divorcuar që varion nga 3 mijë-15 mijë lekë në muaj.Olta Shkëmbi: Duhet domosdoshmërisht ekzekutimi i detyrueshëm për t’ia vjelë pensionin ushqimor. Ndjekim procedurat ligjore si sekuestrim të pasurive nëpër institucionet bankare apo institucione të tjera shtetërore si hipoteka ose Drejtoria e shërbimit të transportit rrugornëse kanë pasuri. Kam një rast kohët e fundit që është dënuar me 20 ditë burg, është ndërgjegjësuar dhe ka ardhur dhe ka paguar pensionin ushqimor. Gjithsesi ato ditë burgu do ti bëjë.Sipas të dhënave të Gjykatës së Faktit, edhe numri i divorceve në rrethin e Korçës vazhdon të jetë i lartë, ku vetëm gjatë këtij viti, janë rregjistruar 359 çështje për zgjidhje martese.