Pas kritikave të Donald Lu, Tahiri: Kriminelët lihen të lirë nga drejtësia
Një ditë pas kritikave të ashpra të Ambasadorit Donald Lu se kriminelët po lihen të lirë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka drejtuar gishtin tek drejtësia.Ministri tha se puna e policisë shkon dëm dhe nënvizoi nevojën e reformës në drejtësia për t’iu dhënë fund praktikave korruptive që lënë të inkriminuarit të lirë.Tahiri: Progresraporti konstaton se hetimi dhe ndjekja penale e të arrestuarve gjatë këtij operacioni nuk ka qenë vendimtar. Ky është padyshim një konfirmim tjetër i prioritetit maksimal të shtetit, shoqërisë dhe qeverisë shqiptare dhe mbi të gjitha të parlamentit për të çuar përpara në një kohë sa më të shpejtë përfundimin e proçesit të konsultimit, të hartimit përfundimtar dhe të miratimit të reformës në drejtësi për të bërë të mundur që puna e policisë të mos shkojë dëm. Për të bërë të mundur që arrestimet e policisë të mos gjejnë amnisti joligjore në prokurori apo në sistemin gjyqësor, për të bërë të mundur që pandëshkueshmëria të mos jetë ana tjetër e medaljes së punës së policisë së shtetit.Në dy vjet i bllokuam krimit mbi 50 milion euroTahiri: Në 2 vjet kemi hequr nga duart e botës së krimit mbi 50 milion euro vetëm nga lufta e punonjësve të Policisë Shtetit nga asetet kriminale dhe pastrimit të parasë, këtu pa përmendur aksionin e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit, pa përmendur aksionin e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje, kundër informalitetit në energjinë elektrike dhe kundër informalitetit në tregun ekonomik që në të gjitha rastet ka efekt imediat në pastrimin e mundësisë së botës së krimit për të përdorur para të pista dhe asete kriminale që prodhohet për shkak të aktivitetit kriminal.