“Të mbrojmë mjedisin”, Shoqëria Civile: Qytetarë, reagoni kur duhet

Qytetarët e Fierit janë më pasivët kur bëhet fjalë për të reaguar për çështjet mjedisore,ndonëse problemet janë të mëdha.Ka qenë Levizja Europiane në Shqipëri dhe Slovak Foreingn Policy Association të mbështetur nga Ministria e Mjedisit që zgjodhën Fierin për sensibilizuar qytetarët dhe vendorët për të bashkëpunuar në mbrojtjen e mjedisit.Gledis Gjipali: Kemi një reagim vetëm kur ndodhin aksidente apo probleme me mjedisin të cilat zënë faqet e para të gazetave apo kronikave televizive dhe pasi mbaron ky skup, çështja ngelet aty, nuk ka më zhvillim. Ne synojmë të ketë një debat më të qëndrueshëm, këto probleme të trajtohen vazhdimisht, të ketë një ndërgjegjësim dhe një presion qytetar dhe të shoqërisë civile për këto çështje.Shoqëria civile kërkon të aplikojë në Shqipëri një model të ngjashëm me të vendeve të rajonit, ku synohet të caktohet një qytetar administrator që të evidentojë dhe raportojë çdo rast cënimi të mjedisit që në momentet fillestare, duke reduktuar apo parandaluar, dëmet e mëdha.Vetëm pak ditë më parë, lumi Gjanicë në Fier u ndot nga sasi të konsiderueshme hidrokarburesh dhe mbetje të ullirit të përpunuar.