Prezantohet Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, gjatë një takimi me Drejtorët e e Drejtorive në Drejtorinë e Policisë së Shtetit si dhe me Shefat e Sektorëve , ka bërë prezantimin e Zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit.
Me Urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, Drejtori i Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda më Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Po me urdhër të Ministrit Tahiri, Z.Rebani Jaupi i jepet grada policore “Drejtues i Lartë”. Gjithashtu gjatë takimit, Drejtori i Policisë së Shtetit ka bërë edhe prezantimin e Drejtorit të ri të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda më Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të Drejtues Lutfi Minxhozi.
Deri tani Z.Minxhozi mbate detyrën e Shefit të Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar , në Drejtorinë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Emërimi i Zotit Minxhozi është bërë me Urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit Z.Haki Çako.
Drejtori i Policisë së Shtetit Çako, ka vlerësuar zotin.Jaupi si një ndër ekspertët më të mirë të policisë në fushën e krimeve ekonomike e financiare , me një karrierë të pastër e profesionale në Policinë e Shtetit . Gjithashtu ka vlerësuar edhe zotin.
Minxhozi për rezultatet e arritura dhe performancën në detyrat që ai ka kryer dhe detyrën që kryente aktualisht. Drejtori i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjithë strukturave më shumë përkushtim e performancë në Komunitet.