30 ditë paraburgim për Donika Kadaj Bujupi e AAK, bastiset banesa e Albin Kurtit
Policia ka nisur operacionin për ekzekutimin e katër urdhër arresteve të lëshuara një ditë më parë për deputetët Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli.E para që ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm ka qenë shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi. Gjykata e Prishtinës vendosir 30 ditë paraburgim për Donika Kadaj Bujupin.Arrestimi i saj është bërë në Hajvali, në hapësirat e Pallatit të Drejtësisë.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi lirimin e deputetes Kadaj-Bujupi ndërsa u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që “të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhëra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional: Mustafës, Thaçit dhe Veselit”.Në reagimin e kësaj partie thuhet se “AAK së bashku me opozitën është e vendosur të mos lejojë kalimin e dy marrëveshjeve: Asociacionin dhe Demarkacionin, përkunder shantazheve të pushtetit të korruptuar dhe kriminal, i cili është vënë në tërësi në funksion kundër interesave të shtetit duke cenuar rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.[caption id="attachment_619717" align="alignnone" width="640"]
Momenti i arrestimit të deputetes së AAK[/caption]Bastiset banesa e Albin KurtitNdërkohë forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar banesën e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.Policia ka bastisur banesën pas mospërgjigjes së thirrjes së policisë, por mësohet se nuk ndodhej njeri në banesë.Ndërkohë janë bllokuar hyrjet-daljet e rrugës që të lidh me banesën e Kurtit.Lëvizja Vetëvendosje në një reagim të saj ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të përndjekjes së opozitës."Përndjekja e opozitës duhet të ndalet menjëherë. Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj - Bujupi ndërsa ka rrethuar banesën e deputetëve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiut. Banesa e Albin Kurtit dhe ajo e Albulena Haxhiut janë bastisur nga Policia e Kosovës dhe aktualisht brenda po qëndrojnë disa policë.Policia po i përgjigjet urdhërave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.







