Të larguarit nga administrata protestë, qëllojnë me vezë Kryeministrinë

Të larguarit nga administrata protestuan sot para Kryeministrisë për situatën e vështirë ekonomike dhe papunësinë.Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata, Nertila Qafëzezi, i bëri thirrje qeverisë të ndalë gënjeshtrat dhe të shoh gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale të qytetarëve të saj.Qafëzezi: “Vendi është në varfëri dhe papunësi, ndërkohë që Kryeministri shton luksin çdo ditë për Ministrat dhe veten e tij.Në emër të çdo shqiptari që sot proteston në çdo cep të Shqipërisë, të gjithë qytetet janë në këmbë. Ne jemi këtu ti bëjmë thirrje kësaj qeverie: Boll më me iluzione dhe gënjeshtra. Shqipëria është në varfëri dhe ky është realiteti që po e vuan sot çdo shqiptar”.Në mbështetje të protestës ishte dhe kreu i këshilltarëve të djathtë në Këshillin bashkiak të Tiranës, Leonard Olli. Ai akuzoi Kryeministrin se ka futur nën thundrën e tij pushtetin vendor.Olli akuzoi dhe kreun e Bashkisë Veliaj për pushime masive nga puna, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e protestave.Olli:Ajo që kemi paralajmëruar politikisht si PD dhe si këshilltarë në këshillin bashkiak të Tiranës, po merr rrugë çdo ditë e më tepër. Zhbërja e autonomisë vendore dhe rënia e pushtetit vendor totalisht në thundrën e Kryeministrit është treguesi i asaj që po ndodh në bashkinë e Tiranës, por jo vetëm. Për fat të keq këto ditë jeni vënë në dijeni për pushimet masive jo vetëm politike, por totalisht njerëzore dhe të pashpirt, nga punëtori i gjelbërim-pastrimit. Në mënyrë jo trasnparente aparati i bashkisë po fryhet nga 450 në 600 punonjës. Fryrje e qëllimtë që synon thithjen e miliantit të PS dhe MJAFT-istëve. Kanë nddohur mbi 200 pushime në administratën qëndrore, ndërkohë që tentohet të rritet organika pa logjikë dhe transparencë. Heshtje totale në Këshill, jo vetëm kaq, anëtarët e këshillit bashkiak të mazhorancës në pazare dhe dhunë kartonash tentojnë të kalojnë projektvendimet në heshtje të plotë dhe pa debat. Në një muaj kemi 300 pushime në total nga puna. Jemi para një fakti të frikshëm, diktatura e urisë është shndërruar në mjetin më të fortë. Kjo protestë do të vijojë në pafundësi derisa të gjithë njerëzit të gëzojnë të drejtat më minimale ndaj punësimit dhe të respektohet kodi i punës. Janë hequr nga puna punonjës të shërbimit civil”.Në mbyllje të protestës, të larguarit nga puna qëlluan me vezë godinën e Kryeministrisë.kryeministri vezeveze kryeministri