Impianti i mbetjeve, Rama: Shqipëria do kthehet në vend normal
Elbasani do të jetë qyteti në Shqipëri që do të ketë një impiant modern të trajtimit të mbetjeve. I pranishëm gjatë inspektimit të punimeve kryeministri Edi Rama u shpreh se modeli nuk do të jetë i izoluar, por se do të shtrihet në të gjithë vendin.Rama: Ne jemi në pregatitje për të ripërtërirë këtë eksperiencë edhe në disa zona të tjera. Shqipëria nga një vend i mbytur nga plehrat nga të katërta anët kthehet në një vend normal në këtë aspekt sic e meriton.Impianti i ri sipas ministrit të Mjedisit Lefter Koka përvec përpunimit të plehrave do të jetë në gjendje të prodhojë edhe elektricitet.Koka: Do të prodhojë rreth 2.8 më, të cilat 0.5 do të jenë të nevojshme për vetë impiantin dhe pjesa tjetër do të jenë të ardhura që do t’i shkojnë bashkisë së Elbasanit.Kryeministri Rama është ndalur edhe në një industri të përpunimit të peshkut në Elbasan ku premtoi mbështetje për rilindjen e kësaj industrie. Shefi i qeverisë premtoi ngritjen e merkatos të parë të peshkimit në Durrës për të vijuar më pas në të gjithë vendin.Rama: Është koha edhe në Shqipëri ti kemi merkatot e peshkut ashtu sic janë në të gjithë botën, sepse në fund të fundit janë instrumenta për ti dhënë vlerën reale të këtij malli kaq të çmueshëm.Rama theksoi më tej rëndësinë e reformës së naftës, heqjen e akcisëz së karburanteve për sektorin e peshkimit çka sipas tij i ka dhënë frymëmarrje edhe kësaj industrie në Shqipëri./Oranews.tv/