Lagjet periferike pa ndriçim, qytetarët: Rrezikojmë jetën çdo mbrëmje
Në Fier lagjet periferike nuk kanë ndriçim të rrugëve. Banorët thonë se pas orës 18.00 nuk ka më lëvizje në zonë, pasi mungesa e ndriçimit mund t'i kthejë ata në pre të grabitjeve apo të rrezikojnë aksidente të ndryshme. në këto zona dhe pusetat janë të hapura.Në lagjet periferike të Fierit, pas orës 18.00 nuk mund të lëvizësh në këmbë, pasi mungon ndriçimi i rrugëve.Të shqetësuar, qytetarët kërkojnë që bashkia, siç po sistemon qendrën e Fierit, të vijojë dhe më zonat periferike.Ata shtojnë se me ardhjen e stinës së dimrit, kalimi në errësirë është i rrezikshëm, pasi përveç ndriçimit, në rrugë mungojnë dhe pusetat, ndërsa mund të bien pre dhe të ndonjë ngjarjeje të pakëndshme.Qytetar: “Të nevojshme. Sidomos për fëmijët dhe pleqtë.”Qytetare: “Nuk kalon dot në rrugë qorre. Jemi të shoqëruar me fëmijë me të moshuar.”Qytetar: “Pse disa me dritë dhe disa pa dritë? Jemi njëlloj të gjithë, apo jo?”I kontaktuar, Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Fier, Flamur Mato pohon se në rrugët që po rikonstruktohen do të vendoset ndriçim i ri ndërsa në zonat periferike do të bëhet zëvendësimi i llampave të djegura. /Oranews.tv/