Peleshi: Pas ngjarjave në Paris janë marrë masa, por nuk ka vend për panik

"Nuk ka vend për panik, por janë marrë masa me kontroll më të larta." Kjo ishte dklarata e zv/kryministrit Niko Peleshi në lidhje me ngjarjet në Paris. Peleshi u shpreh se të gjitha masat janë marrë në kuadër të atyre cka ndodhën disa ditë më parë në Francë.Peleshi: Të gjitha institucionet kanë marrë porositë në kuadrin e situatës së përgjithshme të marrin masa paraprake. Dua tju them se nuk është se ka ndonjë informacion i cili dikton një regjim të caktuar masash. Ashtu si të gjitha vendet në këtë situatë pas ngjarjeve të Parisit edhe institucionet tona kanë marrë masat dhe kanë në kontroll me siguri të shtuar pikat kritike, institucionet kritike. Nuk ka asgjë në panic në fakt sepse është një regjim i detyruar nga ato cka ka ndodhur në një vend tjetër sic është Parisi.