Mbledhja e grupit të PS, debate për emërimet në administratë

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate mes ministrave dhe deputeteve. Edhe pse në mungesë të kryeministrit,në mbledhjen e drejtuar nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi është debatuar mbi emërimet e reja por edhe drejtoret që mbajnë prej kohësh këtë detyre në administratë.Një burim i tha Ora News se te zgjedhurit socialistë kanë kërkuar të kalojnë në filter drejtorët në administratë,nëse kanë kaualifikimin e duhur apo janë emëruar politikisht.“Reformat e qeverisë po zbatohen në terren nga drejtore politik,shpesh në kurriz të punonjësve që mund të kenë bindje te majta", mësohet të jetë shprehur një deputet.Ministrja Harito mesohet të ketë thënë se emërimet do të jenë konkureset dhe jo njohje deputetëshPërveç kësaj, nën drejtimin e Gramoz Ruçit, deputetët kanë diskutuar edhe në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale që e shoqëron.