Hollande: Franca është në luftë, do të rrisim bombardimet kundër ISIS
Presidenti i Francës Hollande ka deklaruar në parlamentin francez se vendi ndodhet në lufte dhe për këtë ka kërkuar bashkëpunim me presidentin amerikan Obama dhe ate rus, Putin.“Ne ndodhemi në lufte, po përballemi me një armik të ri. Kërkoj që gjendja emergjente për Francën të jetë mbi tre muaj, për këtë kërkoj rishikimin e kushtetutës. Do marrim masat e duhur për situatën në Paris dhe po punojmë për të rritur më shumë sigurinë në vend."Hollande u shpreh në fjalën e tij se janë arrestuar disa persona në lidhje me sulmin në Paris, por duhet një hetim më i thellë për financimin e tyre.“Terrorizmi kërcënon të gjithë botën, jo vetëm ne. Kemi arrestuar disa persona në lidhje me sulmin në paris, por duhet një hetim edhe më i thellë për të luftuar terrorizmin dhe financimin e tij, pasi organizatat terroriste po shkelin të drejtat e qytetarëve”, u shpreh presidenti Hollande.Presidenti francez vuri theksin edhe në rishikimin e masave dhe ligjit që specifikojnë luftën kundër terrorizmit.Hollande: të shikohen masat dhe ligjet që specifikojnë luftën kundër terrorizmit.Qeveria pritet të miratojë edhe një plan në kuadër të rritjes së masave të sigurisë ku përfshihen punësimi i të paktën 5.000 trupave policore gjatë dy viteve të ardhshme, përshpejtimi i procedurave për dëbimin e personave që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare si dhe angazhimi në politikat europiane që synojnë rritjen e luftës kundër trafikimit të armëve. Hollond bëri gjithashtu me dije se nuk do të ketë shkurtime në buxhetin e planifikuar për mbrojtjen e vendit.Vazhdojnë hetimet , Sulmet në Paris, identifikohet organizatori dhe dy kamikazë të tjerëFlet mamaja e atentatorit: Djali im e hodhi veten në erë nga stresi