Shkurtime në spitale, protestë e punonjësve në Tepelenë e Lushnje
Stafi i spitalit të Tepelenës, dhe Lushnjes, që preken nga shkurtimet kanë protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë publikimin e kritereve, për personat e përzgjedhur për t’u larguar nga puna brenda vitit.Punonjësit e spitalit të Tepelenës që preken nga vendimi për shkurtime i ministrisë së Shëndetësisë, kanë protestuar sërish.Ata paralajmëruan bllokim të punës së spitalit, nëse nuk u sqarohen kriteret e përzgjedhjes së shkurtimit të vendit të punës që prekin 57 infermierë e sanitare.Infermier: “Çdo gjë është partiake. Ku të shkoj të dal unë në këtë moshë? Unë dua dhe 7 vite. Kam 38 vite pune.”Infermiere: “Ministria të dërgojë kriteret si do të bëhet reforma që dhe titullari të mos jetë nën presionin e të tjerëve dhe në të tjerëve të mos na cënohet e drejta.”Drejtorja e spitalit Ediola Braha shpjegon se po zbatohet vetëm Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë.Ediola Braha: “Nga Ministria ka ardhur strukturë analitike e përcaktuar në vende të qarta pune. Përsa i përket administratës vendet kanë ardhur të përcaktuara.Ky pozicion mbyllet e kështu më radhë."Në Lushnje, është 35 numri i vendeve të punës që do shkurtohen në spitalin “Ihsan Çabej”. Punonjëset e prekura janë mbledhur para selisë së PS së degës për sqarime.Punonjëse: “Na ka hequr komplet në hallexhinjtë, ne që jemi një kryefamiljar për familje.Shkurtim thotë ai.Por nuk i ka nxjerrë sanitaret këtu të gjitha para oborrit dhe t’i shkurtojë. Por thotë këtë shans patët ju.”Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë parashikon shkurtime të organikës spitalore në rrethe brenda dhjetorit të këtij viti./Oranews.tv/