Basha takon fermerët e Selenicës: Do falim NIPT-in
100 milionë dollarë buxhet vetëm për bujqësinë. 40 milionë dollarë për të zeruar taksat për fshatin. Fermerët do t’i paguajnë pa taksa dhe pa akcizë fidanët, farat, plehrat dhe naftën, këto kanë qënë premtimet bazë të kreut të Partisë Demokratike Luzlim Basha, gjatë takimit me fermerët e Selenicës. Gjithashtu Basha ka theksuar se fermerëve do i shesin produketet e tyre pa pasur nëvojë për NIPT.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar banorët dhe fermerë të Selenicës, ku është njohur me situatën e rëndë që sipas tyre po kalojnë për shak të pamundësisë për të përballouar kostot për punimin e tokës të cilat janë rritur ndjeshëm. Fermerët kanë ngritur para kryetarit të opozitës dhe shqetësimin se asnjë nga instancat e shtetit nuk është kujdesur për situatën e vështirë që ata kaluan disa javë më parë për shkak të përmbytjeve.Shitës: Na thonë që po nuk dhe kuponin do të të fusim në burg. Ky zotëria vjen e merr me listë. Tani t’i jap unë kupon apo mos t’i jap kupon, apo të vete unë në vend të këtij në burg.Tregtare: Unë kam 30 milionë lekë pa mbledhur, e kujt t’ia kërkoj? Ai doli kërkonte listat kur ishte në fushatë, sa mori pushtetin, mashtrues s’kish më ku të vente. Premtoi se do të binte Perëndia në tokë. Ku e ka ai? Të gjithë e ktheu së prapthi dhe e hëngrën njerëzit. Thotë tani s’keni parë ju gjë akoma, çfarë do të shikojmë, ja fukarai i pagoi të gjitha.Taksist: Rruga e Gjibardhës na është bërë gangrenë. Na kanë gënjyer gjithë kohës, do të behët sot, do bëhet mot. Hajde investitor dil në televizor dhe po bëhet vetëm në televizor, vetëm në ekran.Basha: Këta që u kërkojnë kuponin për një kilogram qepë fshatarëve, këta vjedhin ditë për ditë 1 milionë dollarë në Dogana e Tatime. Ku i vjedhin? Me naftë e cigare kryesisht, mallra të akcizës. Me paratë që ju marrin nga xhepat tuaj, përfundojnë në xhepat e tyre, ne do t’i kthejmë në xhepat tuaj. Vetëm me uljen e taksave ne do t’i kthejmë shqiptarëve 500 milionë euro në vit.Fermer: Taksa doganore është rritur 40% nga vjet me sivjet i kam me faturë. Lëndë e parë soja 130 mijë lekë toni, 20 ton 2 milionë e 600 mijë lekë, 10 herë në vit… Unë prodhues derrash jam. Ça shes unë, drogë që ta marrin këta?!Fermer: Na mungojnë farërat elitë, janë zhdukur dhe sjellin farërat më të degraduara që nuk po marrim asnjë lloj rezultati. E merr në degë të farërave misrin dhe nuk mbin asnjë kokërr.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka njohur fermerët me programin për bujqësinë e cila parashikon një buxhet prej 100 milionë dollarësh. Buxhetin më të madh për bujqësinë që ka patur ndonjëherë ky vend. Sot e ka 5 milionë, ne do ta çojmë në 100 milionë. 100 milionë dollarë vetëm për bujqësinë. Nga të cilat 40 milionë siç i kemi llogaritur ne, do të përdoren për të zeruar taksat për fshatin. Kjo do të thotë që fidanët, farat, plehrat, naftën do t’i paguani pa taksë pa akcizë.
- Do të forcojmë kontrollet. Mos të vijnë mashtruese këtu, Kokëdhimat e farave dhe fidanëve dhe t’ju shesin ju mall kallp.
- Të gjithë fermerët do të kenë mundësi të shesin produktet e tyre në tregjet e fermerëve kudo nëpër Shqipëri, pa i ra në qafë askush dhe pa NIPT.
- Kamatëvonesat do te falen pa diskriminim të gjitha, konsumatorët, fermerët në qytet, në fshat dhe biznesi.