Reforma në Drejtësi, Elbasani qyteti i parë i takimeve konsultuese
Ka nisur me Elbasanin, turi i takimeve të grupit të ekspertëve të lartë, në kuadër të reformës në drejtësi. Gjykatës, prokurore, avokatë e përfaqësues të shoqërisë civile, diskutuan mbi mangësitë e reformës në drejtësi dhe cështjet që mbeten për t’u korrigjuar.Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të Parisit, debati publik i paketës për reformën në drejtësi.Shefi i misionit të EURALIUS, Ranier Deville tha se po punohet me kornizën e kësaj reforme, ndërsa përmendi ndryshimin e statusit social të gjyqtarëve dhe prokurorëve.Aurela Anastasi: “Me sanksionimet e reja kushtetuese do të kemi dhe procedura transparente dhe një organ që do të merret dhe natyrisht do të mbajë lidhjet me publikun për të prezantuar mënyrën se si e bën ai renditjen, kriteret që ndjek dhe mënyrën se si bën seleksionimin e kandidaturave.”Duke u përqendruar te korrigjimi i mangësive, grupi i ekspertëve të nivelit të lartë ka shpjeguar ku konsistojnë ndryshimet.Ardian Visha: “ Pak Shteti i lihet iniciativës së lirë të prokurorit dhe fantazisë së tij në profesion dhe natyrisht kurajos shpesh herë.Nuk ka asnjë marrëdhënie të karakterit njohës të përditshëm të punës të prokurorit pra i presidentit i cili nga dekorativ që duhet të jetë në dekretimin përkatës në emërim shkarkim është kthyer në një mjet dhe instrument përcaktues i vetë karrierës së prokurorit shpesh herë edhe më të padrejtë, si në rekrutim ashtu dhe në dekretimin e shkarkimit”Në tryezën ku ishin të pranishëm gjyqtarë, prokurorë e avokatë, diskutimet u fokusuan tek emërimet dhe shkarkimet e gjyqtarëve apo prokurorëve. /Oranews.tv/