Opozita: A është njoftuar KE për ministrat e akuzuar?
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit është dominuar nga gjuha e ashpër e përfaqësuesve të opozitës që i kërkuan disa herë Drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian Christian Danielsson nëse ai ishte në dijeni të rasteve të denoncuara për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar të ministrave të qeverisë shqiptare.Edi Paloka: “Ka disa ministra të kësaj qeverie të akuzuar drejtpërdrejt nga opozita dhe jo vetëm nga opozita,se kanë përdorur postet e tyre për të favorizuar klientë familjarë apo dhe veten direkt në marrjen e këtyrë fondeve. Ju a jeni në dijeni të këtyre fakteve?”Flamur Noka: “A jeni në dijeni se Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë është i përfshirë në bisedë telefonike me trafikantë droge të një trafiku ndërkombëtar?”Drejtori i Zgjerimit tha se Bashkimi Europian hetuesi por qëndrimi i Unionit është i qartë se mbetet ende për t’u bërë në luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe për këtë nevojitet reforma në drejtësi.Christian Danielsson: “Ne nuk jemi hetues. Raporti është i qartë. Duhet më shumë progres përsa i përket luftës dhe trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë çështje kryesore për të cilat kërkohet progres i vazhdueshëm. Është e rëndësishme që si hap i parë të përmbushen kriteret dhe prioritetet dhe si hap i dytë të bëhet implementimi i tyre dhe këto lidhen direkt me reformën në sistemin gjyqësor.Prandaj kjo reform është e rëndësishme dhe ne e vëmë theksin ën këtë pikë.”Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Majlinda Bregu, kërkoi caktimin e një date për çeljen e negociatave të anëtarësimit.Majlinda Bregu: “Të gjithë e dimë që prej të premtes Europa ka një një çështje kryesore: atë të sigurisë.E vetmja gjë që nuk ka rëndësi sot është je apo nuk je vend anëtar i Bashkimit Europian.Hapja e negociatave me Shqipërinë nuk mund të jetë një garë pa kohë.Koha e pakufijtë në dispozicion dhe asnjë datë e sigurt në proces i shtyn pa ndroje politikanët qeverisës tek përqëndrimi i interesave personale politike.”Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se procesi i dekriminalizmit mërr rëndësi të veçantë në realizmin e Reformës në Drejtësi që afron Shqipërinë me Bashkimin Europian. /Oranews.tv/