Prokuroria kërkon 15 vjet burg për “tezen e kokainës”

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burgim për Valentina Tufën, e njohur edhe si “tezja e kokainës”, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.Valentina Tufa ka qenë bashkëpunëtore me Gëzim Çelën i cili aktualisht ndodhet në arrati për trafik ndërkombëtar të drogës, nga Amerika Latine në drejtim të Kosovës, Shqipërisë dhe më tej në vendet e Europës.Sipas hetimeve Gëzim Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar lëndë narkotike “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian” informon prokuroria e Krimeve të Rënda.Tufa e pandehur në procesin ndaj Gëzim Çelën- “Kjo shtetase ka qenë e bashkë-pandehur në këtë proces me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre. Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal.”Tufa e arrestuar në Kosovë- Aktualisht, e pandehura Valentina Tufa gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.”