Meta i shpreh ngushëllimet ambasadorit frances në Tiranë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shpreh ngushëllime në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë për ngjarjen tragjike të ndodhur në Paris"Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë ku u takua me Ambasadorin,  Bernard Fitoussi, për t’i shprehur ngushëllimet për ngjarjet tragjike të ndodhura të premten e kaluar në Paris, Francë, ku humbën jetën mbi 100 persona pas disa sulmeve terroriste", thuhet në njoftimin e zyres se shtypit te Kryesise se Kuvendit.Po ashtu Ilir Meta la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.