Flet mamaja e atentatorit: Djali im e hodhi veten në erë nga stresi
Nëna e Ibrahim Abdeslam, terroristit që hodhi bombën vetvrasës në Paris -vëllezërit e të cilit janë gjithashtu në kërkim- ka thënë se djali i saj “nuk donte të vriste njeri” dhe beson se e hodhi veten në erë nga “stresi”.Ibrahim Abdeslam, 31 vjeç shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës jashtë barit “Comptoir Voltaire” mbrëmjen e së premtes, por nuk vrau askënd përveç vetes së tij.Vëllai i tij Mohamed, u arrestua të shtunën në Bruksel dhe vëllai i tretë, Salah është personi më i kërkuar në Europë pasi ndaj tij është firmosur një urdhërarrest ndërkombëtar.Familja Abdeslam tha se ata ishin “të habitur” që Ibrahim e hodhi veten në erë, megjithëse kishte kaluar kohë në Siri.Mamaja e tyre gjatë një deklarate të ndërmjetësuar nga nipi i saj (kushëri i bombarduesit) për website-in belg “Het Laatste Nieuws” jashtë shtëpisë së saj në Molenbeek të Brukselit, tha se ishte e sigurt që djali i saj nuk kishte pasur në plan të vriste njeri.Një tjetër pjesëtar i familjes tha se ai nuk do të kishte dashur të kthehej në një kamikaz.“Ndoshta eksplozivi i kanë rënë para kohë. Ndoshta ishte prej stresit.”“Ne madje e pamë atë dy ditë para sulmeve.""Nuk kishte asnjë shenjë që ata po planifikonin të bënin veprime të dhunshme”“Ishim shumë të habitur që Salah ishte i përfshirë. Ibrahim ishte ndryshe.Ne e kishim vënë re që ishte radikalizuar, të paktën pjesërisht.Por jo aq shumë sa të mendonim që do kryente një mizori si kjo”./Oranews.tv/