Buxheti 2016, të ardhurat rriten 5%, shpenzimet ulen 1%
Qeveria ka parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm që të rrisë ndjeshëm të ardhurat dhe të ulë shpenzimet, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll deficitin buxhetor. Sipas tabelave praparake të projektbuxhetit 2016, dy zërat kryesorë që do të sigurojnë rritjen e të ardhurave janë TVSH-ja dhe sigurimet shoqëore. Ndrëkohë vitin e ardhshëm pritet të tkurren invetsimet publike dhe fondi i pagaveMë shumë të ardhura dhe më pak shpenzime. Kjo është filozofia që shoqëron buxhetin e vitit të ardhshëm, ku të ardhurat priten të rriten me 5%, ndërsa shpenzimet do të ulen me 1%, në përpjekje për të mbajtur nën kontroll, në nivelet e 34 miliardë lekëve defiçitin buxhetor.
Këto janë tabelat paraprake të buxhetit të vitit të ardhshëm, të miratuar në parim nga qeveria pak ditë më parë, por që sipas burimeve zyrtare në minstrisë së Financave mund të kenë ndonjë ndryshim me draftin përfundimtar. Nga këto tabela, parashikohet që të ardhurat të arrijnë në 417.7 miliardë lekë, me një rritje prej 4.9% në raport me buxhetin e rishikuar të këtij viti.Rritja e të ardhurave do të vijë kryesisht nga përmirësimi i të ardhurave në dy zëra: nga TVSH, ku pritet një rritje me 6.6 miliardë lekë dhe sigurimet shoqërore me 8.4 miliardë lekë rritje. Të ardhurat nga pushteti vendor pritet të rriten me 14.3 miliardë lekë, tatimi mbi fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale do të kenë një kontribut më modest, ndërsa të ardhurat nga akciza janë parashikuar në ulje me 1.1%, pas performancës negative të këtij viti.Përsa u përket shpenzimeve, në total ato pritet të jenë 452.1 miliardë lekë, me një rënie prej gati 1% në raport me një vit më parë. Gërshëra do të bjerë mbi invetsimet publike. Shpenzimet kapitale pritet të jenë 60.5 miliardë lekë, me një tkurrje 2.8 miliardë lekë kundrejt buxhetit të rishikuar të këtij viti.Fondi i pagave do të zbresë në 61 miliardë lekë, nga 63.8 miliardë lekë këtë vit. Ndërkaq nuk parashikohet fond për politika të reja pensionesh dhe pagash. Qeveria pritet të rrisë vitin e ardhshëm shpenzimet operative të mirëmbajtjes, me 4.4%, duke i cuar në 43.5 miliardë lekë. Shpenzimet për buxhetin lokal pritet të arrijnë në 48 miliardë lekë, me rritje 7.6 miliardë lekë kundrejt buxhetit të rishikuar të këtij viti. Fondet e pagesave të papunësisë dhe ndihmës ekonomike pritet të shënojnë një rritje fare të lehtë./Oranews.tv/