Qeveria paketë për biznesin: Zero taksa për tregtarët me xhiro deri në 5 mln lekë

Bizneset e vogla që realizojnë një xhiro deri në 50 milionë lekë të vjetra në vit do të përjashtohen nga të gjitha taksat dhe do të paguajnë vetëm sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Ky është vendimi që ka marrë qeveria dhe që do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2016 me paketën e re fiskale nga i cili përfitojnë më shumë se 83 mijë biznese të vogla në të gjithë vendin. Lajmi u dha nga kryeministri Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël.Rama: Të gjitha bizneset nga 0-50 mln lekë xhiro në vit do të çregjistrohen nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin.Më pak taksa do të paguajnë vitin e ardhshëm edhe 15 mijë biznese që realizojnë një xhiro vjetore nga 50 milion deri në 80 milionë lekë.  Tatimi i thjeshtuar i fitimin për ta do të ulet nga 7.5% që është në 5%.Rama: Të gjitha bizneset midis 5-8 do të ulin tatim-fitimin nga 7.5 në 5%.Kryeministri deklaroi se nuk do të ketë gjoba për punonjësit e pasiguruar nga e njëjta familje.Rama: Janë dy prindër që kanë dyqan, mamaja shkon të bëjë darkën, babai ka ndenj gjthë ditën aty, djali është kthyer nga shkolla dhe rri në banak. Vjen inspektori dhe e gjobit biznesin sepse e konsideron punonjës të padeklaruar. Këtë do ta heqim.Duke njoftuar se tashmë ka një sistem të rri elektronik në tatime kryeministri deklaroi se kjo do të shmangë kontrollet e tatimorëve në terren, sipas skemës që do të zbatohet vitin e ardhshëm bizneset e vogla do të bëjnë deklarime vetëm njëherë në vit, ndërsa të tjerët duhet të marrin faturë për cdo mall që blejnë.Rama: Të gjitha bizneset me xhiro nga 0-50 mln lekë të vjetra do të dorëzojnë një herë në vitr një deklaratë të të ardhurave dhe shpenzimeve të tyre vjetore. Me xhiro 0-80 mln do të duhet të paraqësin fatura të rregullta tatimore për blerjen e cdo malli. Ne do të tërheqim inspektorët e tatimeve. Sistemi i vet jep alarme për biznese kur xhiroja fillon në mënyrë të panatyrshme. Ndonjëri nga ju që më sheh me dyshim a është e vërtete kjo gje. Është e vërtete, ne do ta bëjmë këtë gjë.