Birësimi, shkurtohen proçedurat nga 1 vit në 3 muaj
Një familje e cila kërkon të birësojë një fëmijë tashmë do të duhet të ndjekë proçedura më të shkurtuara.Komisioni i Shëndetësisë ka diskutuar ndryshimet në ligjin e kodin e familjes e cila parashikon birësimin e një fëmije të braktisur brenda 3 muajve nga nje vit qe ishte me pare .Opozita ndërkohë kishte disa paqartesi ne lidhje me ndryshimet.Një fëmijë i braktisur ose i lënë nën kujdesin e institucioneve sociale tashmë do të futet në listë birësimi brenda 3 muajve.Komisioni për Cështjet sociale dhe Shëndetësinë diskutoi ndryshimet në kodin e familjes me synim që afati prej një viti për dhënien për birësim të kufizohet në 3 muaj dhe fillon që nga momenti i gjetjes ose lënies së të miturit.Arben Isaraj: Ka ardhur vetem tek ajo që procedurat janë të tejzgjatura dhe të cilat ndikojnë direkt në birësimin e këtyre fëmijëve.Komiteti shqiptar i birësimit deklaron se aktualisht në Shqipëri ka shumë pak birësime dhe kjo e ndikuar edhe nga afatet e tejzgjaturaGenci Terpo: Janë çfite që numërohen ndoshta më pak se 50 çifte që aplikojnë çdo vit për të hirësuar fëmijë. Secili prej tyre ka kritere të caktuara që do të thotë se shqiptarët kërkojnë të birësojnë fëmijë në një moshë sa më të vogël, pra fëmijë nën dy vjeç. Është shumë e vështirë që një çifti shqiptar të dojë të birësojë një fëmijë në një moshë më të madhe. Por opozita ngriti një sërë pikpyetjesh në lidhje me këto ndryshime.Vokshi: Minimalisht të sigurojë kushte për krijimin e një baze dhe të shëndoshë për mirëqënien dhe rritjen e tyre. Një tjetër ndryshim në kodin e familjes është bërë edhe për birësimet jashtë vendit .Nëse birësimi i një fëmije dështon në Shqipëri atëherë afati për futjen e tij në listën e birësimeve jashtë vendit ulet nga 6 muaj në 3 muaj./Oranews.tv/