Mos lëshimi i kuponit tatimor gjobë deri në 1 vit burg
Pas kundërshtive të biznesit, opozitës por dhe përfaqësuesve të mazhorancës, Qeveria zbuti ndëshkimet e parashikuara në kodin penal për informalitetin.Në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohen ndryshimet në kodin penal u vendos që mos lëshimi i kuponit tatimor nga personi përgjegjës të mos konsiderohet krim por kundravajtje penale.Xhafaj : Mos lëshimi i kuponit tatimor kur është marrë më parë masa administrative dënohet me gjobë ose burgim deri në 1 vit. Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, ta papajisur me kasë fiskale sipas dispozitave ligjore në fuqi opo dhënia e urdhrave në kundërshtim me ligjin me qëllim mos lëshimin e kuponit tatimor, dëftesës së faturës tatimore, kur është ndërmarrë më para masa administrative dënohet me burgim deri në 3 vjet.Kjo është tërheqja e dytë e mazhorancës mbi këtë nen, pasi ndryshe nga varianti fillestar ku sanksiononte se në rast konstatimi të mos lëshimit kuponit tatimor personi përgjegjës dënohej me burg deri në 3 vjet, dy javë më parë mazhoranca parashikoi që burgu të aplikohej nëse më herët për të njëjtën gjë subjekti tregtar ishte ndëshkuar me gjobë.Bylykbashi : Instrumentat në kodin penal janë të mjaftueshëm dhe e gjithë kjo që ju kërkoni të bëni është e papranueshme.Por pavarësisht lehtësirave opozita kundërshton ndryshimet në kod penal, duke theksuar se informaliteti nuk luftohet me masa represive ndaj biznesit.Mazhoranca është tërhequr dhe nga disa ndryshime në kodin e punës, duke e lënë në fuqi nenin që i garanton gjykatës të drejtën për të rikthyer në vendin e punës një individi të larguar padrejtësisht.Halimi: Pas 20 vjetësh i hiqni të drejtën gjykatës për tu shprehur për largimin nga detyra, e keni ndryshuar.Xhafaj : Jo. Do të ishte mirë ta kishit lexuar, u rikthye si ishte./Oranews.tv/