Anonymous i shpall luftë IS-is
Anonymous poston një video ku deklaron luftë kundër Shtetit Islamik pas sulmeve që I morën jetën të paltën 129 personave.Grupi I hakerave të njohur për sulmet e tyre kibernetike kundër organizatave por dhe individëve besohet se kanë publikuar videon të premten në mbrëmje.Në video, personi I cili ka maskë në gjuhën frënge thotë: "Duhet ta dish që do të të gjejmë dhe nuk do ju lëmë të ikni. Do të ndërmarrim operacioni më të madh kundër jush. Prisni sulme kibernetike masive. Lufta është e shpallur. Përgatituni"Populli francez është më i fortë se ju dhe do të dalë nga kjo mizori edhe më I fortë. Nuk është e qartë përse kjo video nuk shfaqet në kanalin youtube të këtij grupi hakerash.Grupi i hakerave ndërmori një fushatë kundër fushatës së shtetit islamik pas masakrës së Charlie Hebdo në janar.Sipas hetimeve hakerat arritën të shkatërronin 149 faqe interneti që kishin lidhje me Shtetin Islamik dhe mbi 101 mijë llogari në Tëitter dhe 5900 video propogandistike/Oranews.tv/