Massafra-Komunitetit Mysliman: Bashkë në lutje, dënoni me forcë terrorizmin

Në nderim të viktimave të sulmeve në Paris, kisha katolike në Shkodër mbajti një meshë, ndërsa i bëri thirrje komunitetit mysliman të dënojë terrorizmin. Ndërkohë në Lushnje e Fier, qytetarët u solidarizuan duke ndezur qirinj, e mbajtur një minutë heshtje.Kisha katolike në Shkodër i ka kushtuar një meshë të shenjtë viktimave të sulmeve terroriste në Paris.Arqipeshkvi i Shkodër-Pult, njëherësh kryetari i Konferencës Ipeshkevnore Shqiptare, Imzot Angelo Massafra, i bëri një thirrje drejtuesve të Komunitetit Mysliman, që të tilla sulme të dënohen me forcë dhe të bashkohen në lutje.Angelo Massafra: Më lejoni që t’ju them vëllezërve myslimanë, ngrijeni zërin tuaj me forcë dhe guxim për të dënuar dhunën dhe për mundur të keqen që shfaqet në çdo formë terrorizmi. Sidomos nëse justifikohet me motive fetare.Në qytetin e Lushnjes, flamuri është ulur në gjysmë shtizë në nderim të dhjetra viktimave të sulmeve terroriste.Të mbledhur në shesh, qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje.Fatos Tushe: Në Paris nuk u goditën vetëm vlerat e qytetërimit të vërtetë, vlerat e larta njerëzore, por u godit e gjithë bota e qytetëruar.Në Vlorë, janë ndezur qirinj në ambientet e shkollës industriale “Pavarësia”, aty ku ndodhet kulla Eiffel në miniaturë.Nga 7 sulmet e koordinuara mbrëmjen e së premtes së 14 nëntorit në Paris, humbën jetën 129 persona dhe u plagosën 352.