Kryeministri Valls: E dinim që do sulmoheshim, nuk kanë përfunduar

Qeveria franceze e dinte se po përgatiteshin sulme jo vetëm në Francë, por në të gjithë Europën. Kështu deklaroi kryeministri francez, Manuel Valls, duke paralajmëruar se terrozimi mund të godasë sërish vendin në ditët në vijim.“Duhet të jetojmë me këtë kërcënim në mënyrë që ta luftojmë”, tha Valls, duke ftuar popullin e Francës të mobilizohet."Sot, francezët kanë shkuar sërish në punë, fëmijët në shkollë, jeta rjedh natyrisht në ritmin e saj normal, por ne po përballemi me kërcënimin e terrorizmit dhe do të vijojmë të përballemi për një kohë të gjatë”, tha ai, duke shtuar se sulmet e 13 nëntorit janë përgatitur në Siri.Autoritetet franceze kanë bastisur të paktën 110 shtëpi në qytete të ndryshme të vendit gjatë natës së kaluar.Operacionet janë zhvilluar edhe në Toulouse, Grenoble dhe Bobigny.Ndërkohë sot në orën 12:00 e gjithë Franca heshti për një minutë.Në nder të 129 viktimave, Presidenti François Hollande dhe personalitete të tjera të politikës dhe jo vetëm mbajtën një minutë heshtje në ditën e tretë dhe të fundit të zisë kombëtare.