Me 50 kg kanabis të fshehur në kamion drejt Italisë, arrestohet në port italiani

Një sasi prej 50 kg kanabis është kapur rreth orës 13:30 të ditës së sotme në portin e Vlorës.Lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli të ushtruar në një kamion me targa italiane.Kamioni me targa CH663JM drejtohej nga shtetasi italian Giovani Vinceso Malafronte, 48 vjeç nga Napoli, i cili është arrestuar në flagrancë nga blutë.Sipas policisë, droga kishte destinacion Italinë.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafik.[caption id="attachment_618453" align="alignnone" width="643"]droga ne portin e Vlores1 Kamioni ku ishin fshehur 50 kg kanabis[/caption][caption id="attachment_618452" align="alignnone" width="639"]droga ne portin e Vlores2 Kamioni ku ishin fshehur 50 kg kanabis[/caption]