Ngjashmëria e "frikshme" e 21 vjeçares me Miley Cyrus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2015, 22:01
Mardee Shackleford është 21 vjeçarja nga Kalifornia e cila ka një ngjashmëri “të frikshme” me Miley Cyrus.Ajo ngjan aq shumë me të sa që bombardohet në publik nga fansat e këngëtares që kërkojnë të bëjnë një foto me të.Rojeve të sigurimit në klubet e natës i është dashur shpesh herë ta mbrojnë Mardee nga admirues të çmendur të Miley-t.“Ndonjëherë më duket sikur jam vërtet e famshme. Është vërtet qejf.” – është shprehur ajo.Vitin e kaluar kur Shackleford shkoi në koncertin e Cyrus, tërhoqi vëmendjen edhe të babait të këngëtares, Billy Ray, i cili nuk rezistoi pa bërë një foto me të.
/Oranews.tv/